Kronikë

Policia jep detaje për aksidentin vdekjeprurës dje në Korreticë

Dje ka vdekur në një aksident trafiku një grua në Korreticë të Drenasit. Ajo u godit nga një veturë.

Rastin e konfirmoi për Koha.net zëdhënësi i PK-së Bajram Krasniqi.

Ndërsa sot, Policia e Kosovës jep detaje duke njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në fshatin Korreticë e Poshtme të Drenasit.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe një këmbësore.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja:

“E. Gj femër (1968) , e cila nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ngasësi i automjetit Golf, F. G , 38 vjeç, mashkull, thotë Policia e Kosovës, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.