Kronikë

Shqiptarët më të kërkuar në Angli

Descriptive Text

Gazeta angleze “Sunday Express” i ka kushtuar një investigim special dhjetë shqiptarëve më të kërkuar që fshihen në Britaninë e Madhe.

Në listën me 10 personat më të kërkuar janë vrasës, ushtarakë, apo edhe persona që merren me trafik droge dhe prostitucion, shkruan gazeta.

Kjo është lista e 10 shqiptarëve më të kërkuar në Angli:

1 - Admir Dekovi, 42 vjeç i cili kërkohet për vrasje;

2 - Kadri Hoxha kërkohet për vrasjen e dy personave në Angli. Njëri nga viktimat është një roje i cili kishte bërë ta ndalonte një vjedhje;

3 - Hektor Mahmutaj, 44 vjeç;

4 -  Renild Ajazi, 27 vjeç, ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar;

5 -  Klevis Lamkaj, 23 vjeç, ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar;

6 -  Ylber Kotri, ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar;

7 -  Aleksander Shkulaku, ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar;

8 - Ilir Nazmi Kumbaro, 66 vjeç, ish-shef i inteligjencës shqiptare;

9 - Hysni Sokolaj, 47 vjeç, i cili kërkohet për prostitucion. Ai ka detyruar gra shqiptare të ushtrojnë prostitucion në Belgjikë dhe Angli;

10 - Endri Duraku, 35 vjeç, i dënuar në Shqipëri në 2012 me 7 vite burgim për therje;

Gazeta shkruan se këta persona janë shumë të rrezikshëm dhe mos iu afroni atyre./tch/