Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

U merrnin para qytetarëve për viza pune në Gjermani, arrestohen tre persona

Foto: Koha / Ilustrim

Tre persona janë arrestuar me dyshimin se u merrnin para qytetarëve në këmbim të vizave të punës në Gjermani, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, me datë 24 janar 2020 ka realizuar planin operativ të koduar “Vizat”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas dyshimeve të bazuara në përfshirjen e disa personave të dyshuar në një bashkëpunim me një person tjetër në Gjermani, gjatë periudhës kohore janar-maj të vitit 2019, të njëjtit ju kanë premtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës punësim në profesione të ndryshme, e kryesisht në fushën e ndërtimtarisë në shtetin e Gjermanisë, ku në këmbim të kryerjes së këtyre shërbimeve, qytetarët duhet të paguanin shuma të parave në faza të ndryshme (në fazën e aplikimit, fazën e sigurimit të kontratës së punës, si dhe fazën e fitimit të të drejtës për vizë).

Me këtë rast, Policia e Kosovës gjatë fazës së hetimeve, ka aplikuar masat e nevojshme të hetimit të fshehtë, me ç’rast janë mbledhur dëshmitë nga personat e dyshuar.

Personat e dyshuar të arrestuar janë :

viti i lindjes 1983 M/Shqiptar

B. viti i lindjes 1952 M/Shqiptar

P. viti i lindjes 1996 M/Shqiptar

Në lidhje me rastin janë sekuestruar para në vlerë prej 700 (shtatëqind) euro si dhe 3 (tre) telefona mobil, të cilët do të shërbejnë si prova materiale përgjatë procedurave.

Ndërsa me urdhër të prokurorit, personat e dyshuar të arrestuar dërgohen në mbajtje për 48 orë.