Kronikë

Dy të arrestuar për falsifikim parash në Prizren

 

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, ndaj të pandehurve me iniciale F.L. nga fshati Pogragj, Komuna e Gjilanit dhe SH.L. nga Gjakova.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të falsifikimit të parasë në tentativë nga neni 296 par. 1 lidhur me nenet 28 dhe 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 20.01.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 19.02.2020.