Një shtetas i Shqipërisë dyshohet se u kishte ofruar mito zyrtarëve policorë të Kosovës në pikën kufitare në Kullë, teksa ata i kontrollonin dokumentet e tij dhe automjetit.
Sipas raportit, ai u kishte ofruar atyre një bankënotë prej pesë eurosh.
Në raportin policor bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.