Kronikë

Shqiptari nga Kosova vret dhe hedh në lumë kushëririn për borxhin 50 euro

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar është vrarë dhe është hedhur në lumë nga kushëriri i tij.

Mediat italiane bëjnë me dije se Musli Morina, 20-vjeçari shqiptar nga Kosova, akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij Erion Morina, i të njëjtës moshë, që ndodhi natën mes 16 dhe 17 janarit në Calcio të Bergamos në Itali mbetet në burg, transmeton VizionPlus.

Gjatë marrjes në pyetje që ndodhi mëngjesin e djeshëm, Musli Morina, nën asistimin e avokatit Giovanni Migliorati, pranoi se e kishte goditur viktimën, por gjithashtu shtoi se e bëri atë për ta mbrojtur veten nga një sulm.

Në origjinën e sherrit mes kushërinjve, që më pas degjeneroi në vrasje, raportohet se qëndron çështja ekonomike.

Ndër të tjera mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se shkak për këtë vrasje ishin 50 ose 100 euro që Erioni i kishte huazuar kushëririt të tij.

Sipas versionit të tij, Musliu e kishte zënë paniku dhe e ka transportuar trupin e kushëririt të tij, i cili ende nuk kishte vdekur, në Naviglio duke e hedhur në lumë ku dyshohet se edhe ka ndërruar jetë.