Kronikë

Aktakuzë kundër një të dyshuari në Gjilan pasi theri me thikë një person 6 herë në shpinë

Descriptive Text

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit A.M., për shkak të veprës penale ‘’Vrasje në tentativë’’, i cili gjendet në masën e paraburgimit që nga data 31 janar 2019.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.M., më 30 dhjetor 2019, rreth orës 16:20 minuta, ka tentuar që të privojë nga jeta të dëmtuarin S.J., në atë mënyrë që pranë shtëpisë së të dëmtuarit, në fshatin Cërnicë, pas një konflikti verbal, ka goditur gjashtë herë me thikë të njëjtin, në pjesën e shpinës dhe në shpatulla, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“I dëmtuari, si pasojë e plagëve të marra fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë. Me këto veprime, i pandehuri A.M., ka kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’, nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.