Një 60 vjeçar që dyshohet të ketë jetuar i vetëm, gjendet i vdekur në Prishtinë Foto: Koha/Ilustrim

Një 60 vjeçar që dyshohet të ketë jetuar i vetëm, gjendet i vdekur në Prishtinë

21 January 2020 11:11

Dje në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë, Policia e Kosovës raporton se ka gjetur një trup të pajetë të një mashkulli K/Shqiptar i moshës 60 vjeçare.

“I njëjti dyshohet që ka jetuar i vetëm”, thuhet në raport.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore”, thuhet në raport të PK-së.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekëses Ligjore për obduksion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme