Katër raste të dhunës në familje janë raportuar për 24 orë në Kosovë.
Sipas raportit të Policisë në Prishtinë e Gjakovë janë arrestuar dy persona pasi të njëjtit i kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre.
Në Gjakovë viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve që kishte pësuar nga i dyshuari i lartcekur. Viktimës i është ofruar strehim dhe mbrojte por e njëjta ka refuzuar dhe është kthyer në shtëpinë e prindërve të saj së bashku me fëmijën, transmeton Koha.net.
Në Kaçanik është arrestuar i dyshuari (me probleme mendore), pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq në fshatin Qyshk të Pejës është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj djalit të tij. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie kalibri i pa njohur me 19 fishekë kalibri 4.5 mm dhe një thikë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
-
Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, pesë të arrestuar
-
Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit
-
Raportohen katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Katër raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit
-
Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë