Kronikë

Sipas autoriteteve italiane, mafia shqiptare konfirmohet ndër më të rrezikshmet

 

Ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese ka prezantuar sot në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin Italian raportin me të dhënat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2019 mbi situatën kriminale në Itali.

Dhe në këtë raport të fundit të autoriteteve italiane grupet kriminale shqiptare konfirmohen ndër më aktivet ndër organizatat kriminale të huaja e Shqipëria identifikohet si vend tranziti i heroinës nga Azia Qendrore e Afganistani drejt tregut të Evropës Perëndimore.