Kronikë

Snajperi me të cilin u vra biznesmeni nga Shqipëria u vodh në Rahovec

Snajperi me të cilin u vra biznesmeni nga Shqipëria u vodh në Rahovec

Snajperi i markës italiane “Sabatti” që u përdor për të ekzekutuar Kastriot Reçin pak ditë më parë në Rrëshen, është vjedhur në shtëpinë e një shtetasi kosovar nga Rahoveci. Ky informacion është konfirmuar për Policinë e Shtetit nga homologët e Kosovës, të cilët kanë saktësuar se arma është denoncuar si e vjedhur disa ditë më para se të ndodhte ekzekutimi mafioz i 47-vjeçarit Reçi.

Pronari i armës, nga Rahoveci, ishte i pajisur me lejen përkatëse me pretendimin e përdorimit si armë gjahu. Në fakt edhe vetë kompania italiane që e ka prodhuar këtë armë, e reklamon atë si një armë të sofistikuar gjahu, duke e shitur atë në vende ku lejohet, transmeton Koha.net një shkrim nga lapsi.al.