Ish-kandidatit për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hotit, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Kjo pasi i njëjti përmes një postimi në Facebook e ka kërcënuar me vrasje liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.
“Është aprovuar ankesa e Prokurorisë pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Të pandehurit në fjalë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, duke u llogaritur nga dita e arrestimit”, ka thënë Jashari.
Ai ishte arrestuar më 28 dhjetor 2019, nga Policia e Kosovës, pasi përmes një postimi në Facebook, kishte thënë se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet, pasi sipas tij, nuk është interes i Kosovës që të jetë kryeministër.