Dy persona janë arrestuar në Prishtinë për dhunë në familje.
Sipas njoftimit nga Policia, është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi i njëjti ka demoluar gjësendet në banesë dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.