28 vjeçari G.G i cili ishte goditur ditë më parë nga një veturë në Fushë Kosovë, ka vdekur sot.
Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit nga Policia, aksidenti kishte ndodhur më 22.12.2019 në Fushë Kosovë, ndërkaq viktima ka qenë i shtrirë deri sot në QKUK.
“Në 22.12.2019, në ora 19:57, në F.Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku, një veturë ka goditur një këmbësor. I aksidentuari me lëndime ka qenë i shtrirë në QKUK. Sonte rreth orës 19:00. I njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.