Kronikë

Të shtëna armësh në Veternik

Foto: Ilustrim

Mbrëmë në lagjen Veternik të Prishtinës në një lokal ka ndodhur një përleshje që përfundoi me të shtëna armësh.

Në raportin 24 orësh thuhet se pas një mosmarrëveshje disa persona të panjohur janë rrahur në mes veti ku njëri prej të dyshuarve kishte përdorë dhe shtënë armë zjarri e më pas të gjithë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Nuk raportohet për ndonjë të lënduar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe konfiskuar tri gëzhoja të fishekëve dhe dy fishek të pa shkrepur”, thuhet në raport të PK-së.