Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se 200 mijë euro dëme materiale janë shkaktuar pasi dy depo në Prizren ishin djegur dje në rrugën Turgut Ozal.
“Dy viktima, meshkuj shqiptarë, kanë raportuar se për shkaqe të panjohura janë përfshi nga zjarri dy depo, njëra me ambalazhe plastike ndërsa tjetra me material higjienik . Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Sipas viktimave vlera e dëmit të shkaktuar në dy depot është rreth 200.000 euro”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë rast nuk ka të lënduar.
Njëri prej pronarëve të depove ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, ndërsa thotë se depoja e tij është djegur pasi zjarrfikësit nuk kanë pasur material për të lokalizuar zjarrin. Sipas tij 4 automjete kanë qenë në vendin e ngjarjes, por dy prej tyre nuk kishin ujë.
“Djegia e depos në Prizren ka ndodhur pasi zjarrfikësit s’kanë pasur materiale të nevojshme. 4 automjete të zjarrfikësve kanë ardhur, por 2 prej tyre s’kanë pasur ujë”, thotë ai.
{gallery}