Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

20 vjet burgim për vrasësin e dy të rinjve te Parku i Qytetit

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar të martën me 20 vjet burgim të akuzuarin për vrasje të dyfishtë, Lulzim Idrizi. Ai është gjetur përgjegjës për vrasjen e dy të rinjve, Arianit Gashi dhe Eron Agaj, dy vjet më parë te Parku i Qytetit në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ngjarje ka ndodhur, sipas gjykatës, pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi, të cilin i akuzuari ua ka pasur të ndjerëve

“...nuk ka me mbet me kaq, ta dini. Ky dënim është qesharak. Këto vrasje i kanë kryer njerëzit e Ramush Haradinajt, mafia e tij”, kanë reaguar para gjykatës familjarët e dy të rinjve, të vrarë dy vjet më parë te Parku i Qytetit në Prishtinë.

Ata nuk janë pajtuar me dënimin, të cilin gjykata ia ka shqiptuar të martën dorasit, Lulzim Idrizi.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)