Gjykata e ka gjetur fajtor dhe e ka dënuar të akuzuarin për vrasje të rëndë, Lulëzim Idrizi me dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 vjetësh.
Ai akuzohej për vrasjen dy vjet më parë te Parku i Qytetit të dy të rinjve, Arianit Gashi dhe Erion Agaj.
Ky është njoftimi zyrtar nga Gjykata Themelore në Prishtinë:
Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur publikisht Aktgjykimin PKR.nr.369/17 kundër të akuzuaritL.I.
I akuzuari L.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënimunik me burgim në kohëzgjatje prej 20 (njëzet) vitesh për veprën penaleVrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 11 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata ka konstatuar se i akuzuari L.I me dt.29.08.2016, rreth orës 11:40 min. në Prishtinë, afër parkut të qytetit, në rrugën “Hamëz Jashari”, pas një mosmarrëveshje rreth një borxhitë mëhershëm ka privuar nga jeta të rinjtëE.A dhe A.G.
Edhe
20 vjet burgim për vrasësin e dy të rinjve te Parku i Qytetit
Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.