V. B., rreth tre vjet më parë, dyshohet se vetëm për një shuplakë kishte privuar nga jeta një moshatar të tij në Mitrovicë, e sulmet nuk i ka ndalur as prapa grilave.
Por, kësaj radhe, 20-vjeçari V. B., jo me kallashnikov e afër shkollës sikurse herën e kaluar, por në Qendrën korrektuese për të mitur në Lipjan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi, me një mjet tjetër të fortë të cilin kishte arritur ta këpuste nga dritaret e kësaj qendre, theri një të mitur të burgosur, raporton KTV.
Sulmuesi po mbahet nën masën e paraburgimit për veprat penale “ vrasje e rëndë” dhe “mbajtje nën pronësi dhe nën kontroll të armës pa leje”.
Këtë incident, i cili ka ndodhur ditë më parë, e kanë konfirmuar në Shërbimin korrektues të Kosovës, zyrtarë të të cilit kanë thënë se viktima e sulmit ka marrë lëndime të lehta trupore.
Florent Gashi nga Shërbimi korrektues i Kosovës ka thënë se tashmë kanë marrë masa dhe Policia po merret me rastin. Derisa thonë se siguria në burgje, sidomos për të miturit, është në nivel.
Megjithëkëtë, familjarët e të miturit që u sulmua, frikësohen se i biri i tyre është në rrezik për jetën.
Edhe gardianët e kësaj qendre, prapa kamerës, të dyshuarin V. B., e kanë paraqitur si person problematik i cili në vazhdimësi sjell telashe të shumta.