Një 20-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës në fshatin Budrikë e Epërme të Parteshit, pasi dyshohet se ka rënë në makinerinë e përzierjes së betonit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i tha KOHËS se rasti ka ndodhur të hënën në mbrëmje, ku viktima po punonte në një fabrikë për prodhimin e tullave dekorative.
Ai ka bërë të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe se aty është konfirmuar vdekja.
“Viktima me urgjencë është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku edhe përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante, prokurori i shtetit dhe inspektori i punës”, thuhet nw njoftimin e Hashanit.
Rasti është iniciuar si “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.
-
24-vjeçari humb jetën në vendin e punës në Prizren
-
Humb jetën një person pasi ra në një bunar në Gjilan
-
Arrestohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Prizren
-
Për gjashtë muaj, 13 vdekje në vendet e punës
-
Një punëtor bie nga kulmi i një objekti në Ferizaj, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë