Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

2 vjet e 8 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë pasi mashtronte klientët me bileta fiktive

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarin me iniciale G.L në kohëzgjatje prej 2 vite e 8 muaj burgim, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 3.000 euro.

I akuzuari G. L. dyshohet se nga data 1 gusht 2018, si pronar i Agjensionit Turistik NTSH “Voll Travel”, ka mashtruar klientë të ndryshëm, kinse për të dërguar në Turqi, duke ju dhënë bileta fiktive, ku të dëmtuarit me të njëjtat nuk kanë mundur të udhëtojnë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shuma që kanë paguar të dëmtuarit tek agjensioni në fjalë kapin vlerën e 123.859,00 (njëqind e njëzet e tremijë e tetëqind e pesëdhjetë e nëntë) euro. Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka shqiptuar dënimin me burgim dhe dënimin me gjobë.

“Të akuzuarit i është shqiptuar edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë dhe aktiviteteve në agjensionet e udhëtimit në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj, afati do të filloj pas rrjedhës së mbajtjes së dënimit me burgim. Detyrohet i akuzuarit G. L. që në emër të kërkesës pasurore juridike, kompensimin e dëmit të dëmtuarve, pas plotfuqishmërisë së Aktgjykimit”, thuhet tutje.

Gjyqtari pas shpalljes së Aktgjykimit, ka nxjerrë aktvendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit.