Kronikë

Grabitje e armatosur në një lokal në Prishtinë

Grabitje

Foto: Ilustrim

Një grabitjes e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një lokal të kryeqytetit.

Policia në raportin 24 orësh, njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Musli Mulliqi”.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar punëtor në një kafiteri, ka njoftuar se dy persona të panjohur të maskuar nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur 1000 euro dhe janë larguar në këmbë në drejtim të rrugës ‘Dëshmorët e Kombit’”, thuhet në raportin e PK-së.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar.