Kronikë

Arrestohet personi i dyshuar për vjedhje të një veture e cila i është kthyer pronarit

Foto: Koha / ilustrim

Hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj në bashkëpunim me njësitet policore të Drejtorisë rajonale të Prishtinës, kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së veturës në Ferizaj.

Rasti është raportuar nga viktima më 16.12.2019 rreth orës 23:55, duke treguar se i është vjedhur vetura e markës Ford me targa lokale.

“Njësitet policore ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë informuar stacionet policore Lipjan dhe Prishtinë, pasi që dyshohej se vetura është duke qarkulluar në autostradën Ferizaj- Prishtinë. Falë bashkëpunimit dhe reagimit të shpejtë nga ana e njësive policore të DRP Prishtinë, rreth orës 01:20 minuta, në fshatin Milloshevë është ndaluar vetura me personin e dyshuar”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari R.A. (m/sh/k 37 vjeç) është arrestuar si dhe është konfiskuar vetura, e cila pas përfundimit të procedurave ligjore, ju ka kthyer pronarit.

“Pas intervistimit,i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi.