Djali i të akuzuarit, Haxhiaj, thotë se ai nuk ka përdorur dhunë ndaj njerkës së ndjerë

Dorentina Thaqi Dorentina Thaqi 17 December 2019 20:57

Jeton Haxhiaj, djali nga martesa e parë e të akuzuarit Ilir Haxhiaj, ka dëshmuar në seancën e radhës për vdekjen e njerkës së tij.

Ai, ndonëse nuk kishte folur me viktimën, ka thënë se raportet ndërmjet babait të tij dhe viktimës kanë qenë të ftohta, por, sipas tij, ai nuk kishte përdorur dhunë.

Ilir Haxhiaj akuzohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, shkaktuar bashkëshortes së tij.

H.D, nga Rahoveci, kishte vdekur më 15 qershor të këtij viti, pas dy javësh trajtimi intensiv në QKUK, për shkak të lëndimeve nga burri i saj.

Ai, për rreth 2 orë ka dëshmuar për raportet me viktimën, e gjithashtu edhe detaje tjera meqenëse ishte personi i parë që kishte mbërritur në shtëpi pas ngjarjes.

Këtë të martë ishte paraparë të dëshmonte edhe djali i së ndjerës, i cili më 16 qershor kishte folur për KTV-në duke treguar për dhunën e vazhdueshme që ka përjetuar nëna e tij.

Por, ky nuk ka dashur të përballet me babanë e tij shkaku i gjendjes emocionale, për çka Gjykata ka vendosur që ai të dëshmojë më 10 shkurt të 2020-s, pa prezencën e të atit në sallë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme