Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas raportit të Policisë në Prishtinë në raste të ndara janë arrestuar dy të mitur. Në njërin rast është arrestuar i dyshuari i mitur i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij të mitur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq në rastin tjetër është arrestuar e dyshuara e mitur për shkak të dyshimit se para dy- tri ditëve e kishte rrahur vëllain e saj të moshës 6 vjeç për të cilin rast babai, ka prezantuar një video incizim. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
E në Fushë Kosovë viktima femër ka informuar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e saj, nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Rom. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.