Kronikë

Dërgonin armë dhe drogë nga Shqipëria drejt Italisë, 20 të arrestuar në Bari

Dërgonin armë dhe drogë nga Shqipëria drejt Italisë, 20 të arrestuar në Bari

Policia e Barit (Itali) ka arrestuar 20 persona, të cilët akuzohen se kanë trafikuar armë dhe drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas “Corriere della Sera”, urdhërarrestet janë ekzekutuar nga Guardia di Finanza, ndërsa hetimet për rastin janë kryer nga Antimafia e Barit. Sipas kësaj të fundit ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se personat e arrestuar, prej dy vitesh kanë trafikuar tonelata marijuanë, pistoleta dhe pushkë automatike drejt Italisë.