Janë kapur nga policia 13 persona në Ferizaj të cilët po luanin bixhoz. Rasti nga policia është cilësuar “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Policia në Ferizaj më pas ka liruar 12 prej tyre, duke dërguar në ndalim policor për 48 orë vetëm pronarin e lokalit.
“Pas një hetimi paraprak njësitet policore kanë realizuar një aksion në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojë e ndaluar e bixhozit. Gjatë bastisjes në këtë lokacion janë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz në dy tavolina. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, përveç pronarit të lokalit i cili dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh”, thuhet në raport, transmeton Koha.net.
Lidhur me këtë rast, si prova materiale janë konfiskuar:
-46.521 euro
-1.250 franga zvicerane dhe
-1.400 lekë
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.