Kronikë

Dënohet me katër vjet burgim për “rrezikim i trafikut publik”

Dënohet me katër vjet burgim për “rrezikim i trafikut publik”

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit K. Z., duke i shqiptuar dënim prej 4 (katër) vite burgim efektiv, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

I akuzuari me datën 04.07.2019, në ora 22:55 minuta në rrugën Uglarë – Malishevë të Komunës së Gjilanit, duke drejtuar automjetin e tij, ka hyrë në kthesë pa e përshtatur shpejtësinë e ngasjes së automjetit të tij, me shpejtësi 89 km/h, ndërsa shpejtësia e lejuar ka qenë 50 km/h, sipas rregullave të komunikacionit, i cili më pas humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit, kalon në shiritin e majtë të rrugës godet veturën e markës Mercedes, të cilën ka qenë duke e drejtuar G. S., i cili pas plagëve të marra nuk ka arritur të mbijetojë, ndërkohë të lënduar kanë mbetur edhe F. S., B. Z., A. Z. dhe Z. Z.