Arrestohet për grabitjen me armë që e kreu në muajin maj të këtij viti Foto: Koha/Ilustrim

Arrestohet për grabitjen me armë që e kreu në muajin maj të këtij viti

11 December 2019 10:57

Është arrestuar një person në Pejë për grabitje me armë.

Me datën 11 maj 2019, në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, në një lokal ka ndodhur një ‘grabitje me armë’, ku gjatë kësaj grabitje i dyshuari nën kërcënimin e armës i ka kërkuar viktimës të hollat nga pazari, me ç’rast i dyshuari i ka marrë 375 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Përmes një raporti policor nga Policia në Pejë, thuhet se hetuesit rajonalë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin V. B. i lindur me 1979 m/k/sh.

“Me datën 10 dhjetor 2019, me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer kontroll-bastisje dhe është arrestuar i dyshuari i lartcekur”, thuhet në raport.

Tutje, thuhet se “me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme