Kronikë

Ia vodhi telefonin nga xhepi një gruaje në Prishtinë, dënohet me 3 vjet burgim e 500 euro gjobë

Ia vodhi telefonin nga xhepi një gruaje në Prishtinë, dënohet me 3 vjet burgim e 500 euro gjobë
 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 3 vjet burgim dhe 500 euro gjobë një person për veprën penale “vjedhje”.

Në njoftimin për media, Gjykata thotë se G.B është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 25.10.2019 në rrugën “Garibaldi”, në afërsi të Hotelit Grand në Prishtinë, me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja të luajtshme, vetes apo personit tjetër t’i sjellë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, “kishte shfrytëzuar situatën kur e dëmtuara D.M kishte qenë duke blerë gjësende në një kioskë, dhe i akuzuari kishte arritur që nga xhepi i saj të merrte telefonin e saj dhe të ikte nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar kështu të dëmtuarës dëm material në vlerë prej 600 euro”.