5 vjeçari vdes pas një aksidenti në Shqipëri Foto: Koha/Ilustrim

5 vjeçari vdes pas një aksidenti në Shqipëri

10 December 2019 10:23

Një aksident rrugor, me pasojë vdekjen e një fëmije ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Siç raporton topchannel, vetura “Fiat” me drejtuese shtetasen K.L., 51 vjeçe , banuese në Peqin është përplasur me mjetin “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., 67 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, shtetasi i mitur L.S, 5 vjeç, banues në Peqin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme