Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Shqipëri. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:05, në aksin rrugor Shkodër-Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë, ku janë përfshirë dy motoçikleta.
Njëri nga drejtuesit e motoçikletës ende i pa identifikuar, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi tjetër është shtetasi G. H. 57 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, i cili po dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është në gjendje të rëndë.
Në vend ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Një tjetër aksident me pasojë vdekje u regjistrua këtë pasdite në Vorë./TCH/