Kapet duket vjedhur drunj, arrestohet

Kapet duket vjedhur drunj, arrestohet

09 December 2019 13:31

Një burrë është arrestuar dje pasi është kapur duke vjedhur drunj në fshatin Jezerc, Ferizaj, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili nga njësiti policor ishte hasur duke transportuar dru me traktor të cilat i kishte prerë në mënyrë ilegale në pronë publike”, njofton PK.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse traktori me rimorkio së bashku me sasinë e druve janë konfiskuar për procedura të mëtejme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme