Kronikë

Dy raste me sulm fizik, dy persona dërgohen në mbajtje

Foto: Koha / ilustrim

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur dy raste me sulm fizik ku si pasojë tri viktima kanë pësuar lëndime të lehta trupore ndërsa dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Njëri rast ka ndodhur në fshati Qallapek, në Lipjan, ku “është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar i cili për shkaqe ende të panjohura i kishte sulmuar dy viktima meshkuj K/shqiptarë, ku si pasojë viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Ndërsa rasti tjetër, ka ndodhur në fshatin Gllobar, Drenas, ku “është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar i cili për shkaqe ende të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Sipas viktimës i dyshuari kishte vrapuar pas tij dhe duke e goditur ka gjuajtur në ajër me armë zjarri.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes por nuk është gjetur ndonjë gëzhojë e fishekëve, ndërsa me urdhër të prokurorit është bastisur lokali ku dyshohet se i dyshuari e kishte armën por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.