Dy të arrestuar për kanosje Foto: Koha / ilustrim

Dy të arrestuar për kanosje

09 December 2019 12:42

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të kombësisë shqiptare në Fushë Kosovës, pasi ata kishin kanosur me fjalë një person tjetër të nacionalitetit boshnjak.

Konflikti ndodhi pasi të dyshuarit kishin bllokuar rrugën me veturën e tyre dhe viktima kishte kërkuar që ata ta lirojnë, por ata nuk e kishin larguar veturën, ndërsa këtë e kishin kanosur.

Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Nora Kelmendi”, dje në ora 14:20, thuhet në raportin e rregullt 24 orësh të Policisë së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme