Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka pranuar informatën nga Spitali i Përgjithshëm "Dr.Sami Haxhibeqiri"në Mitroivcë, se, mbrëmë rreth orës 20:00, në Repartin e Emergjencës janë sulmuar dy infermierë derisa po kryenin punën e tyre.
LEXO EDHE: Dy persona sulmojnë dy infermierë në Mitrovicë
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
“Infermierët e sulmuar nga familjarët e pacientëve janë: F.M dhe A.H, të cilët kanë marrë lëndime trupore”, thuhet në reagim.
SHSKUK e dënon dhe cilëson si të pa pranueshëm sulmin ndaj punëtorëve shëndetësorë, duke kërkuar nga organet kompetente që të merren me rastin në fjalë.
“Përkundër sulmit fizik ndaj infermierëve, pacientët janë trajtuar nga stafi i shërbimit emergjent”, përfundon reagimi.