Dy persona sulmojnë dy infermierë në Mitrovicë Foto: Ilustrim

Dy persona sulmojnë dy infermierë në Mitrovicë

05 December 2019 08:42

Dje në Spitalin rajonal të Mitrovicës janë sulmuar dy infermierë medicionalë nga dy persona.

Të dy, pas intervistimit janë liruar.

“në rrugën e UÇK-së në Mitrovicë, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë të cilët i kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë infermier medicional të cilët kishin qenë në vendin e punës në spitalin rajonal të Mitrovicës. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Pas intervistimit dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme