Kronikë

Një muaj paraburgim për dhunë fizike e kanosje ndaj vajzës së tij

Një muaj paraburgim për dhunë fizike e kanosje ndaj vajzës së tij
Foto: Koha/Ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale XH.K. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhuna në familje.

“Kjo është bazuar në nenin 248 para.1 dhe 2 të KPRK-së dhe veprës penale të kanosjes nga neni 181 par. 4 e lidhur me veprën penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 dhe 2 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit,01.12.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 31.12.2019”, thuhet në raport.