Kronikë

Aktakuzë ndaj 5 të pandehurve për vrasjen e një personi për shkaqe pronësore

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.I., S.I., F.I., I.I. dhe H.I., të cilët janë përfshirë në vrasjen në komunën e Vitisë dhe kundër të pandehurit E.I., për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit që nga data 03 maj 2019, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në komunikatë tutje thuhet se sipas aktakuzës, më 02 maj 2019, rreth orës 09:30 minuta, në fshatin Sadovinë e Çerkezëve, të pandehurit B.I., S.I., F.I., I.I. dhe H.I., në bashkëkryerje dhe me dashje, për motive pasurore-pronësore, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin M.I..