Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Foto: Koha / Arkiv

Katër raste të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, në fshatin Arllat të Gllogocit është arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, viktima bashkë me dy fëmijët është dërguar në strehimore ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raste të ngjashme janë shënuar edhe në Prishtinë dhe Deçan, ku dy gra janë sulmuar nga bashkëshortët e tyre, të njëjtat janë larguar nga shtëpitë derisa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Mitrovicë ankuesi mashkull ka raportuar se bashkëshortja e tij shtetase e Serbisë ka sulmuar fizikisht prindin e tij, me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.