Kronikë

Pas një pune rreth dy vjeçare, arrestohet i dyshuari për fajde e shpëlarje parash

Pas një pune rreth dy vjeçare, arrestohet i dyshuari për fajde e shpëlarje parash
 

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, pas një pune intensive hetimore rreth dy vjeçare, sot me datë 12 nëntor 2019 ka bërë kontrollimin e dy objekteve të banimit si dhe të një lokali afarist, sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente.

Si rezultat i këtij operacioni policor është arrestuar personi i dyshuar N.B, mashkull shqiptar i Kosovës, nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Fajde” dhe “Shpëlarje parash”.