Kronikë

Të shtëna në Pejë, arrestohet një i dyshuar

Të shtëna në Pejë, arrestohet një i dyshuar
Foto nga Policia e Kosovës
 

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, pasditen e djeshme rreth orës 17:40, në Pejë janë njoftuar se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe një plumb ka goditur shtëpinë e viktimës mashkull shqiptar.

“Policia me të marrë informatën menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas kontaktit me viktimën ka kuptuar se derisa ishte duke qëndruar në dhomën e ndejës fillimisht ka dëgjuar një të shtënë të armës, ku sapo është ngritur në këmbë ka dëgjuar edhe dy të shtëna dhe nga këto të shtëna është goditur shtëpia e tij”, thuhet në raport.