Kronikë

Prangoset “Bosi i madh” i kokainës nga Tuzi, që drejton rrjetin botëror të trafikut me avionë privatë

Prangoset “Bosi i madh” i kokainës nga Tuzi, që drejton rrjetin botëror të trafikut me avionë privatë

Mediet zvicerane shkruajnë se është arrestuar “bosi i madh” i kokainës, që drejtonte rrjetin botëror të trafikut. Bëhet fjalë për 60-vjeçarin Michael Dokovich, i lindur në Podgoricë të Malit të Zi, që përdorte disa emra dhe që njihej edhe si “Mbreti i kokainës”.

Dokovich e trafikonte lëndën narkotike në mbarë botën me avionë privatë, ndërsa rezulton të ketë prekur edhe tregun shqiptar të trafikut. Siç raporton media zvicerane, “bosi” i kokainës ka sjellë avion me lëndë narkotikë në janar të 2019, që më pas ka fluturuar përmes Gjenevës për në Bazel.