Kronikë

Aktakuzë kundër sirianit për kontrabandim të dy sirianëve e një irakiani nga Shqipëria në Kosovë

Aktakuzë kundër sirianit për kontrabandim të dy sirianëve e një irakiani nga Shqipëria në Kosovë
 

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër M.A., shtetas i Sirisë, i cili gjendet në paraburgim nga data 22.08.2018, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.A., me datë 22.08.2019, rreth orës 04:00 në Prizren, është vërtetuar se merret me kontrabandim me migrantë, në atë mënyrë që paraprakisht ka kontaktuar me të dëmtuarin A.K., përmes telefonit gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë me datat 16.08.2019 dhe 19.08.2019, dhe janë marrë vesh që i njëjti t’i dërgojë deri në kufirin e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, ku më pas të dëmtuarit kanë kaluar jashtë vendit të përcaktuar përmes malit dhe kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, ku më pas i njëjti i ka pritur në vendin e caktuar dhe me automjet i ka bartur deri në qytetin e Prizrenit.