Kronikë

Dhunon të miturën në Gjakovë, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të pandehurin

Foto: Policia e Kosovës / screenshot / ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.K. nga Komuna e Gjakovës, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunimi”.

“Rasti ka ndodhur më 31.10.2019, në shtëpinë e të pandehurit, në lagjen ‘Brekoc’ në Gjakovë, ku i njëjti rreth orës 23:00, e telefonon të dëmtuarën e mitur M.B., dhe e thërret të shkojë në shtëpinë e tij, ku më pastaj e kryen aktin seksual me të”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A.K. ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.