Kronikë

Arrestohet në Merdar një serb nga Çagllavica

Arrestohet në Merdar një serb nga Çagllavica

Në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Merdar, sot është arrestuar serbi N.A. nga Çagllavica. Siç raporton RTV Kim, ai u arrestua sipas fletarrestit të lëshuar nga autoritetet gjyqësore të Kosovës, theksohet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Më 22 tetor 2019 në orën 6 e 10 të mëngjesit në pikëkalimin kufitar në Merdar është arrestuar një person me përkatësi nacionale serbe, në bazë të fletarrestit të lëshuar nga autoritet kompetente gjyqësore", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.