Gjendet një trup i pajetë në Lipjan, dyshohet se është i 24-vjeçarit të zhdukur Foto: Ilustrim

Gjendet një trup i pajetë në Lipjan, dyshohet se është i 24-vjeçarit të zhdukur

21 October 2019 23:19

Një trup i pajetë është gjetur në mbrëmjen e së hënës në fshatin Gadime e Ultë, të Lipjanit. Policia ka bërë të ditur se, sipas të dhënave fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për të riun Shqipdon Alija që ishte raportuar i zhdukur qe një javë.

“Me datën 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ultë të Lipjanit, saktësisht në një gropë (te gurthyesi i vjetër), është gjetur një trup i pajetë. Ekipet e nevojshme policore janë ne vendngjarje. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin e raportuar të zhdukur me datën 14 tetor”, ka thënë për Koha.net zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës sot kërkoi ndihmën e publikut për gjetjen e 24-vjeçarit.

“Kanë qenë informacionet e qytetarëve ato që kanë ndihmuar policinë të gjejnë vendndodhjen e personit, për çka i falënderojmë dhe vlerësojmë bashkëpunimin e tyre me Policinë e Kosovës”, ka shtuar tutje Hoxha.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme