Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë njofton se më datë 14.10.2019, është raportuar për një person 24-vjeçar të zhdukur dhe njëkohësisht kërkon ndihmën e publikut për gjetjen e tij.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për Shqipdon Alija, i lindur në vitin 1995, banues në fshatin Gadime e ulët , Lipjan, transmeton Koha.net.
“Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:
- intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
- kontrollimi i hyrje-daljeve, në të gjitha pikat kufitare,
- kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura përfshirë edhe vendet ku personi kishte punuar),
- analizimi i video-incizimeve të zonave të ndryshme,
- analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj”, thuhet në raportin e policisë.
Gjithashtu, në raport thuhet se veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar intenzivisht, mirëpo njëkohësisht “kërkohet nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së Alijës, të informojnë Policinë e Kosovës në linjën emergjente 192, apo në nr 080019999”.
{gallery}