Kronikë

Kapen në Peqin 200 kg drogë, katër të shoqëruar

Gjatë një operacioni antidrogë në Peqin është kapur një sasi prej rreth 200 kg kanabis.

Lënda narkotike sipas burimeve të besueshme është sekuestruar në fshatin Proger dhe ishte gati për transportuar, por në momentin e fundit është sekuestruar, ndërkohë që po vijojnë hetime intensive për të identifikuar rrjetin e organizatorëve të këtij grupi.

“BalkanWeb” raporton se deri në orën 22.00 të së martës policia ka shoqëruar të paktën katër të rinj.