Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
Personi i dyshuar është:
MARK (BARDHEC) COLI i lindur me 17.06.1978, në Zllakuqan-Klinë.
I dyshuari është i kërkuar për veprat penale:
Vjedhje e Rëndë
Mashtrim
Kanosje
I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejë dega në Klinë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Numrat e telefonit dhe adresa elektronike kontaktuese e Policisë së Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]
